Messi shprehet i lumtur që do të luajë me kombëtaren

Messi shprehet i lumtur që do të luajë me kombëtaren

Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi nuk e ka fshehur gëzimin pasi ka veshur përsëri fanellën e “Albicelesteve” për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe më pas për Kupën e Amerikës.

“Jam i lumtur që jam këtu me djemtë, është e çuditshme, situate ndryshe, me të cilën duhet të jetojmë. Ne nuk mund të kemi bashkëjetesë normale, pak nga pak po bashkohemi, po punojmë dhe po përgatisim ndeshjet e eliminimit”, tha Messi në një intervistë të botuar nga faqja zyrtare e Shoqatës së Futbollit Argjentinas (AFA).

“Është gjithmonë e veçantë me Kombëtaren, ne duam të fitojmë, është qëllimi. Djemtë dhe të më të vjetrit kanë shumë dëshirë. Unë mendoj se ekziston një grup shumë i bashkuar, me një bazë shumë të madhe që ka punuar që kur Scaloni filloi. Ne jemi duke bërë një grup shumë të mirë dhe kjo është gjëja e rëndësishme, do të jetë një grup shumë i fortë për sfidat që do të vijnë “, përfundoi Messi.

Messi do të tentojë të stoliset me trofeun e Copa Americas, turne që fillon më 13 qershor dhe përfundon më 10 korrik, Sinjali Sport.

Related Articles