Messi tregon klubin se ku planifikon ta mbyllë karrierën

Messi tregon klubin se ku planifikon ta mbyllë karrierën

Lionel Messi e di se po shkon drejt fundit të karrierës së tij profesionale si futbollist.

Ylli argjentinas nuk ka edhe shumë kohë deri në pensionim nga sporti më i ndjekur në botë, andaj ka folur se ku planifikon ta mbyllë karrierën.

“Inter Miami do të jetë klubi im i fundit. Nga sot, do të jetë i fundit”, deklaroi Messi për ESPN.

Me kontratën e tij me MLS që zgjat deri në dhjetor 2025, duket se lë të kuptohet për një afat kohor të mundshëm të daljes në pension.

Si i tillë, kthimi ikonik i argjentinasit në Barcelonë është i përjashtuar tashmë.

Mundësia e vetme për të parë përsëri Messin në ngjyrat Blaugrana do të ishte në një lojë nderuese për të në Camp Nou. 

Related Articles