Messi tregon se si e mendon të ardhmen, punën që synon ta bëjë pas pensionimit

Messi tregon se si e mendon të ardhmen, punën që synon ta bëjë pas pensionimit

Ylli i Inter Miami, Lionel Messi e ka pranuar se nuk e ka menduar për pensionim, por do t’i pëlqente në të ardhmen të punonte si drejtor sportiv.

Legjenda e Barcelonës është në sezonin e tij të parë me Inter Miamin, pas transferimit si lojtar i lirë në verë.

Messi po shkëlqen në MLS dhe është pyetur tashmë për të ardhmen apo pensionimit, të cilin as nuk e ka menduar fare.

“Nuk e kam menduar dhe as nuk dua ta mendoj. Dua të vazhdoj të shijoj atë që bëj. Kam bërë një hap të rëndësishëm duke lënë pas Evropën”, ka thënë fillimisht Messi për Olga Live.

“Nuk dua të mendoj për hapin tjetër, dua të kënaqem me atë që më pëlqen më shumë, që është të luaj futboll. Është një punë që e dua. Jam me fat, por kam përgjegjësi”.

“Nuk e di se çfarë do të bëj, më pëlqen gjithçka që lidhet me futbollin, më pëlqen të jem me fëmijët, të jap mësim, të jem edhe drejtor sportiv, por nuk e di se ku do të shkoj”.

“Personalisht, gjithmonë kam pasur idenë të shijoj futbollin argjentinas, dhe aq më tepër pasi kam qenë kampion bote, të luaja për Newells. Kur isha fëmijë shkoja në stadiumin e tyre”, përfundoi legjenda argjentinase.

Related Articles