Meta: Përpjekjet e Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës rrezikojnë stabilitetin në rajon

Meta: Përpjekjet e Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës rrezikojnë stabilitetin në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për të krijuar struktura paralele.



Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka thënë që përpjekjet e Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës rrezikojnë stabilitetin në rajon.

Meta thotë se kështu rrezikohet seriozisht stabiliteti rajonal dhe vështirësohet jetesa e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, si dhe dëmtohet rëndë shteti ligjor dhe perspektivën e integrimit evropian të vendit dhe rajonit.

“Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për t’u tërhequr nga institucionet shtetërore dhe për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor. Iniciativa e ligjvënësve të Parlamentit të Republikës Serbe për të filluar punën për krijimin e këtyre institucioneve dhe hartimin e një Kushtetute të re, shkojnë në drejtimin e kundërt të përpjekjeve 26-vjeçare të qytetarëve boshnjakë, liderëve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles