Presidenti, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të karburanteve dhe për miratimin e një pakete ndihme ekonomike për familjet në nevojë.
Meta thekson se ka “zero nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës”.
Gjithashtu sipas tij, Shqipëria deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar fermerët apo bizneset e vogla.
Presidenti e krahason situatë me vendet e rajonit si Kroacia e cila ka hequr akcizën e naftës apo Greqinë që ka miratuar paketë ndihme për familjet me të ardhura të ulëta.
Reagimi i Metës vjen pas protestës së qytetarëve para kryeministrisë dhe bllokimin e disa akseve rrugore në Tiranë. /Euronews.al