Michel për procesin integrues në BE: I ngadaltë dhe zhgënjyes, koha për ndryshim

Michel për procesin integrues në BE: I ngadaltë dhe zhgënjyes, koha për ndryshim

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka quajtur të ngathët dhe zhgënjyes procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në hapje të Samitit të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Michel, ka thënë se Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke parë integrimin në BE si dritën orientuese.

“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vjet më parë në Ballkanin Perëndimor e megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon e për ne në Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e ndjejmë, të gjithë e dimë se është koha për të arritur premisën tonë”, ka theksuar Michel.

Related Articles