Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse Kurti vendos interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale e partiake, e ndryshon kandidatin për kryeparlametar.
Tutje ai ka theksuar se konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë, për të cilën nga VV thonë se i kanë votat.
“Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV. Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari”, shkroi Miftaraj. /Gazeta Enigma/