Miftaraj për Osmanin e Kurtin: Zyrtarë për Ankesa – Gati pesë vite në pushtet dhe prapë ankohen

Miftaraj për Osmanin e Kurtin: Zyrtarë për Ankesa – Gati pesë vite në pushtet dhe prapë ankohen

Ehat Miftaraj nga IKD, pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e ka quajtur atë dhe kreun e ekzekutivit në detyrë, Albin Kurtin “Zyrtarë për Ankesa”, raporton Gazeta Enigma.

Miftaraj ka thënë se Osmani e Kurti kanë gati pesë vite në pushtet dhe se prapë ankohen.

“Kosova është vendi i vetëm, si duket, ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keqqeverisjes. Del Presidentja, Kryeministri, ministri dhe deputeti në konferencë për media dhe ta skenojnë gjendjen e rëndë, të mjerueshme dhe të pashpresë në ekonomi, financa, arsim, drejtësi e në çdo fushë ku këta qeverisin,” theksoi ai.

“Të gjithë kanë faj për dështimet në Kosovë, përveç këtyre që kanë marrë pushtetin për të rregulluar këtë vend, për të përmirësuar gjendjen në ekonomi, arsim, drejtësi e zhvillim”.

Ai tha se kanë gati pesë vite në pushtet dhe prapë ankohen. “Tash e tutje mos t’i quajmë më me pozitat e tyre zyrtare, por me emërtimin që i identifikon: Zyrtarë për Ankesa”. / Gazeta Enigma.

Related Articles