Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë çifti nga estrada që kanë votuar gjatë ditës në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Këngëtari është shprehur se ditën e votimit e quan ditë feste, derisa Mihrije Braha thotë se zgjohet herët dhe e përcjellë situatën gjatë gjithë ditës.
“Qyetatri nuk është i pavëmendshem, kështu e kanë kuptuar që duhet realizuar ajo që premtojnë. Për gjithë Kosovën ka ardhur një moment i imirë, sepse janë vetëdijësu edhe politikanët edhe qytetarët”, tha Braha.
“Tash du me shku në Mitrovicë në pjesën veriore, du me bo një video dhe do t’ua dërgojë. Po shkoj po e marrë nanën e po e çojë te kutia e votimit, edhe pse ka kush e çon, por është edhe kurioziteti im me pa qysh po shkon atje”, tha Braha. /Gazeta “Enigma”/