Stefano Pioli ka vetëm një dyshim përpara derbit të Superkupës së mbrëmjes së sotme, ndërsa Simone Inzaghi mund të mbështetet te Romelu Lukaku, por sulmuesi belg do të startojë nga pankina.
Simone Kjaer pritet të zëvendësojë Pierre Kalulu në mbrojtje, ndërsa njëri mes Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers do të marrë rolin e titullarin në krahun e djathtë të sulmit.
Ky ballafaqim starton sot nga ora 20:00 dhe luhet në Riad të Arabisë Saudite.
Më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.
Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.