Milan mposht Newcastle dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Milan mposht Newcastle dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Milani ka fituar 2:1 ndaj Newcastle Unitedit, por megjithatë nuk është kualifikuar në fazën nokaut të Championsit. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Championsit, Milani mori fitore të madhe në Angli. Por jo të mjaftueshme megjithatë për të vazhduar në garën elitare evropiane.

Joelinton kaloi në epërsi Newcastlen në minutën e 33-të.

Christian Pulisic barazoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Samuel Chukwueze shënoi golin e fitores për Milanin në minutën e 84-t.

Milani përfundoi i treti me tetë pikë dhe vazhdon në Ligën e Konferencës. Newcastle i ka vetëm pesë pikë dhe eliminohet. Me tetë pikë përfundoi edhe PSG-ja që kualifikohet në fazën nokaut.

Milani ka goditur dy herë shtyllën në ndeshjen ndaj Newcastlet.

Related Articles