Agjencia Kosovare e Privatizimit ka mbyllur sot tri pompa të derivateve në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, konkretisht një në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman, njofton Gazeta Enigma.
AKP bëri mbylljen e tyre përderisa po bënte verifikimin e pronave të pompave, në asistim me Policinë e Kosovës.
“AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, dhënë për “Enigmën”.
Raportohet se të paktën një nga pompat e mbyullura është e kriminelit Milan Radoiçiq. /Gazeta Enigma.