Milani e ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve edicionin e ri, duke fituar kundër Dinamo Zagrebit.
“Kuqezinjtë” triumfuan 3:1 kundër kampionit kroat në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës.
Olivier Giroud zhbllokoi shifrat në të mirë të kampionëve të Italisë në minutën e 45-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Saelemaekers dyfishoi shifrat për “Rossonerët”.
Dinamo Zagrebi u mundua të kthehej në lojë me golin e Orsiq në minutën 56-të, por ajo ishte krejt çfarë bën ata në këtë duel.
13 minuta para fundit, Pobega dërgoi topin në rrjetë për epilogun përfundimtar të përballjes.
Milani ka katër pikë në Grupin E, një më shumë se Dinamo Zagrebi në pozitën e dytë. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Chelseat dhe Salzburgut zhvillohet nga ora 21:00.