Milani ka marrë fitoren sensacionale me rikthim në udhëtim te Lecce në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Rossonerët ishin duke humbur 2-0, por që në pjesën e dytë ndodhi rikthimi duke triumfuar 3-2 në fund.
Pas vetëm një minutën lojë, Santiago Tomas Gimenez shënoi për Milanin, mirëpo goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.
Gjashtë minuta më vonë, Lecce kaloi në epërsi me golin e Krstovic, për të ndezur më shumë sfidën.
Në minutën e 15-të, Matteo Gabbia mendoi se i barazoi shifrat, por edhe goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Krstovic shënoi edhe golin e dytë për Leccen në minutën e 59-të, por që kjo situatë nuk demotivoi lojtarët mysafirë.
Rikthimi i Milanit filloi me një auto-gol nga Gallo në minutën e 68-të, derisa në të 73-në Christian Pulisic i barazoi shifrat në 2-2.
Sulmuesi amerikan doli të ishte heroi i Rssonerëve, kur shënoi për 3-2 në minutën e 81-të me një asistim të Rafael Leaos.
Pas javës së 28-të, Milani gjendet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të takohet me Comon.