Milani mposht me lehtësi Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Milani mposht me lehtësi Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Milani ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lazios, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Pas kësaj fitoreje Milani është kualifikuar në gjysmfinale ku do të takohet me Interin. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 mars dhe më 20 prill, shkruan Gazeta Enigma.

Rafael Leao shënoi për 1-0 në minutën e 24-të pas asistimit të Romagnolit.

Olivier Giroud i shënoi dy gola të shpejtë në minutat e 41-të dhe 45-të për rezultatin 3-0.

Për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Franck Kessie në minutën e 79-të.

Related Articles