Me një gol epërsi (1-0), Milani e ka fituar në San Siro sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.
Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë kur skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.
Një goditje të Theo Hernandez e mbrojti portieri për ta devijuar në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë (7’).
Kur po afrohej fundi i fraksionit të parë, Hernandez ka mundur të reagonte më mirë në ndërtimin e një mundësie rreziku, por pasimi nuk ishte i duhuri.
Në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë nuk pati raste të vërteta rreziku, duke qenë se Rossonerët e mbronin rezultatin, kurse Spursat nuk arrinin t’i krijonin mundësitë e duhura.
Charles De Ketelaere dhe Malick Thiaw patën rastet e tyre të shënimit për nikoqirët, por nuk arritën t’i konkretizojnë.
Falë kësaj fitoreje, Milani është në pozitë më të mirë para ndeshjes së kthimit ndaj Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Londër më 8 mars