Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë për një moment mospajtimi sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Konjufca i kërkoi Haxhiut që të ulet në vend, në mënyrë që opozitës t’i jepet mundësia të flasë.
“Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ia japim fjalën opozitës”, ka thënë Konjufca.
Haxhiu iu drejtua Konjufcës, duke i thënë se do ta vazhdojë fjalinë.
“Nuk është në rregull. Unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e kry fjalën”, ka shtuar ajo.
Konjufca ia ktheu duke i thënë se nuk ka atmosferë për seancë.
“Unë e kam rendin e fjalës. Sa të qetësohet opozita do të vazhdojë fjalën”, tha Haxhiu.
Në fund Konjufca u tregua pak më i ashpër, duke i kërkuar ministres që të ulet.
“Ashtu-kështu nuk dëgjohet asgjë. Ministre a ka mundësi që të uleni, që ta vazhdojmë seancën se përndryshe nuk shkon kështu”, ka thënë në fund Konjufca. /Gazeta Enigma.