Ministri Di Maio vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri Di Maio vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, raporton Gazeta Enigma.

Ministri Di Maio sot ka filluar viztën e tij zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ku në prani të dy kryediplomatëve, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në praninë e ministrave të jashtëm të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura.

Related Articles