Ministri i Brendshëm në RMV: 35 viktima janë të identifikuara, lëshohen 4 urdhër-arreste

Ministri i Brendshëm në RMV: 35 viktima janë të identifikuara, lëshohen 4 urdhër-arreste

Numri i viktimave nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në të paktën 59, konfirmoi Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Deri më tani, është identifikuar identiteti i 35 prej tyre, ku 31 janë nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

“Numri i të lënduarve ka arritur në 155 persona, të cilët po trajtohen në disa spitale në vend,” deklaroi Toshkovski.

Ai gjithashtu konfirmoi se mes viktimave ndodhet edhe një polic, i cili ndodhej në klub për të kryer një kontroll lidhur me posedimin e mundshëm të lëndëve narkotike.

Lidhur me rastin, janë lëshuar urdhër-arreste për katër persona, ndërsa po zhvillohen hetime edhe në Ministrinë e Ekonomisë për dokumentacionin e diskotekës.

Related Articles