Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shpalosur programin dhe prioritetet e MKRS-së, duke u zotuar se do të punojë që ta bind Europa-Nostra që të ta rishikojë edhe njëherë vendimin për Manastirin e Deçanit.
Çeku tha se deri më tani Ministria e Kulturës ka funksionuar vetëm si skemë sociale.
“Vizioni ynë është zhbllokojmë potencialin zhvillimor të Kulturës dhe ta trajtojmë si kontribuues të mirëqenies sociale e ekonomike. Fokusi ynë në kulturë janë skena e pavarur kulturore. Do të rishikojmë kornizën ligjore do t’i sigurojmë llogaritë bankare dhe që në krye të institucioneve kulturore të zgjidhen profesionistë. Ndër nismat është zbatimi i programit shkollor për pjesëmarrje të nxënësve në ngjarjet kulturore. Do të përmirësojmë praktikat për mbrojtje të autorit. Shumë punë na presin edhe trashëgimi kulturore dhe ndërhyrja e parë do të jetë tek 200 objekte”.
“Në sport synojmë zhvillimin e politikave të diplomacisë sportive. Jemi të përkushtuar të mbrojmë integritetin e sportit dhe do të luftojmë manipulimet dhe themelimin e Agjencisë anti-doping. Do të angazhohemi për përfshirje aktive të komunitetit. Janë harxhua mjetet dhe nuk është krijuar asnjë efekt që është bërë. Kur të shpenzojmë mjete nga kjo ministri çfarë dobie i sjellin ato Kosovës sepse rinia, artistët dhe sportistet janë potencial zhvillimor”.
Çeku tha se janë duke u munduar qe ta bindin Europa-Nostra që të t’i rishikojë edhe një vendimin për Manastirin e Deçanit pasi qe sipas tij i ka shkaktuar dëm Kosovës.
“Kur të krijohen kushtet e përshtatshme, e kemi dërgua ni letër sot për t’i ftuar edhe njëherë sepse e kanë një mundësi me kompensua dëmin që i kanë shkaktuar Kosovës. Komunikimi me ta është ni rregullt, por po kërkojmë nga ta vinë se vendimi për Manastirin e Deçanit është i gabuar”.