Kryediplomati italin, Antonio Tajani, njoftoi se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit.
Tajani në Twitter shkroi se të dy liderët “i siguroi për përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan”.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm”, shkroi ai.