Ministri i Mbrojtjes prezanton Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes prezanton Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se dikasteri që ai udhëheq e FSK-ja në veçanti për këta 6 muaj të drejtimit të tij kanë operuar me sukses në çdo lloj operacioni.

Për këtë, ai ka falenderuar gjithë zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakët e nëpunësit e FSK-së dhe aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, punën e mirë do ta vazhdojnë edhe tutje.

“Detyra, Nderi dhe Atdheu janë maksima që më udhëheq mua, stafin e Ministrisë, Ushtarakun e FSK-së dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë. Në çdo kohë dhe rrethanë, sepse, e ardhmja ka vetëm një alternativë- Republikën e Kosovës, shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime të përkatësisë etnike, fetare e racore; shtet demokratik, i pavarur, sovran, me integritet të plotë territorial si dhe me orientim të plotë evropian dhe euroatlantik”, shkroi Mehaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Related Articles