Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në takim pune me Ambasadorin zviceran në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në takim pune me Ambasadorin zviceran në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia sot priti në takim Ambasadorin e Zvicrës z. Thomas Kolly dhe zëvendësdrejtorin e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, z. Laurent Torche raporton Gazeta Enigma.

Në këtë takim është diskutuar për menaxhimin e pandemisë dhe synimet që ka Ministria e Shëndetësisë që të vaksionoj 60% të popullatës.

” Ambasadori z. Thomas Kolly e vlerësoi lartë menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Vitia falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga Zvicra, me theks të veçantë në institucionet shëndetësore për të gjithë ndihmën e ofruar nga ky shtet. Poashtu Ministri Vitia njoftoi Ambasadorin për proceset e sigurimit të vaksinave dhe përgatitjen e administrimit për të arritur të vaksinohet 60% e popullatës.” shkruan në njoftimin e kësaj ministrie.

Related Articles