Ballkani tregon cili trajner do ta udhëheq skuadrën deri në fund të kampionatit

Ballkani tregon cili trajner do ta udhëheq skuadrën deri në fund të kampionatit

Pas humbjes së papritur nga Arbëria në mesjavë e cila e largon bukur shumë Ballkanin nga lufta për titull, drejtuesit e klubit morën vendim ta shkëputin bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Klubi nga Suhareka sot ka ardhur me një njoftkm  të ri duke trehuar se kush do ta udhëheq skuadrën në këto tri xhirot e mbetura në elitën e futbollit.

Ardian Basha, ndihmëstrajneri i deritashëm, do të jetë timonieri i skuadrës, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Edon Gashi, i cili është trajner i juniorëve në klubin e Ballkanit.

Ballkani të dielën zhvillon ndeshjen ndaj kampionit aktual, Dritës, në Gjilan. Përballja do të jetë e vështirë, me të dyja skuadrat që po mundohen ta sigurojnë së paku vendin e dytë dhe daljen në Evropë. 

Të dashur tifoz ????????Këto 3 xhirot e mbetura ekipin do ta udhëheq ndihmës traineri i deritashëm Ardian Basha dhe zëvendës trainer do të jetë Edon Gashi kryetraineri i juniorëve.Na prifte e mbara ????Posted by FC Ballkani on Friday, May 7, 2021

Related Articles