Ministri i Shëndetësisë në takim me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për pandeminë dhe rëndësinë e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë në takim me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për pandeminë dhe rëndësinë e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë takimit me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit të tyre ata diskutuan për pandeminë COVID-19 dhe procesin e vaksinimit.

“Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

“Të dy janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, Latifi të mërkurën është takuar edhe me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.

Related Articles