Ministri Latifi: Nëse do kisha shkuar për shërim jashtë vendit, do kisha dhënë dorëheqje

Ministri Latifi: Nëse do kisha shkuar për shërim jashtë vendit, do kisha dhënë dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka thënë se nëse do të kërkonte trajtim në spitalet private ose jashtë vendit kur pati nevojë për ndërhyrje në zorrën qorre, do të jepte dorëheqje.

Ai për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, tregoi se vendimi për t’u dërguar në kujdes intensiv ishte i mjekëve, siç tha ai, ndoshta për t’u mbrojtur nga publiku.

“Vendimi ka qenë i mjekëve që unë me qenë në kujdes intensiv ndoshta me u mbrojt pak prej publikut. Kam qenë në natën e parë me një pacient tjetër, që kjo s’është problem. S’kisha shkuar në asnjë spital tjetër, por vetëm në spitalin që unë jam përgjegjës, prandaj s’isha shkuar. Nëse kisha vendos të shkoj jashtë vendit, unë kisha dhënë dorëheqje një herë e pastaj kisha shkuar jashtë vendit për mjekim”, tha Latifi.

Latifi poashtu pati fjalë të mira për mjekët dhe infermierët për të cilët tha se janë të shkëlqyer.

Related Articles