Ministri Mehaj merr pjesë në pastrimin e liqenit të Vërmicës

Ministri Mehaj merr pjesë në pastrimin e liqenit të Vërmicës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar që së bashku me ministrat, vullnetarët dhe ushtarë të Shqipërisë si dhe të FSK-së kanë pastruar liqenin e Vërmicës dhe brigjet e saj, raporton Gazeta Enigma.

Mehaj ka shkruar se “kur bashkojmë idetë, veprimet, energjinë pozitive dhe forcat edhe suksesi për të mirën e përbashkët nuk do të mungoj asnjëherë”.

“E kemi obligim të përditshëm të jemi në harmoni me mjedisin që na rrethon, natyrën e mrekullueshme, me lumenjtë, fushat e bjeshkët që na fali Zoti”, ka shkruar Mehaj në Facebook

Tutje, ai ka pohuar se ” si ministër i mbrojtjes dhe qeveria në përgjithësi do të jemi të gatshëm të angazhohemi edhe në projekte tjera vëllazërore në të mirë të të gjithëve pa dallim”.

“Mjedisin duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, çdo ditë, në secilin moment, secili në mënyrë të barabartë”, thotë mes tjerash ministri Mehaj./Gazeta Enigma/

Kur bashkojmë idetë, veprimet, energjinë pozitive dhe forcat edhe suksesi për të mirën e përbashkët nuk do të mungoj…Posted by Armend Mehaj on Saturday, June 26, 2021

Related Articles