Flet doktoresha Kolloni për Gazetën “Enigma”, pas sulmit fizik nga asamblisti i Dragashit

Flet doktoresha Kolloni për Gazetën “Enigma”, pas sulmit fizik nga asamblisti i Dragashit

Doktoresha, Besa Kolloni, gjatë ditës së premte 18 qershor, është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga Lulzim Rifaj, dhe djali i tij Granit Rifaj, asamblist i Kuvendit Komunal në Dragash, shkruan Gazeta Enigma.

Besa Kolloni për ‘Gazetën Enigma’ tha se marrja e vaksinës antiCOVID ka qenë piknisja e këtij sherri ku personat në fjal L.R., dhe djali G.R., kanë dashur të vaksinohen me pretendimin se ata kanë pasur termin për marrjen e vaksinës, mirëpo në QKMF nuk kemi pasur termine, nga java e kaluar kane filluar terminet..

“Arsyeja ka qenë sepse ata kanë ardhur në kohë të pauzës edhe kanë kërkuar marrjen e vaksinës edhe pse kanë qenë me posht se 65 vjet, Graniti ka thënë se nëna e tij e ka gjendjen shëndetësore jo të mirë dhe duhet të vaksinohet, unë ju kam kërkuar dokumetin që vërteton diagnozën edhe pse kemi mujt me has edhe ne në probleme se aty kanë qenë edhe inspektorati për vëzhgim, por në momentin që është përmendur edhe koha e pauzës ata kanë filluar me ofendime, sharje dhe kërcënime dhe më kanë shtyr”, tha Kolloni për ‘Gazetën Enigma’.

Gjatë gjithë kësaj ngjarje për fat të keq askush nga ata që kanë qenë prezent si personeli mjeksor ashtu edhe pacietët nuk kanë reaguar në mbrojten e saj.

“Mirëpo më e keqja ka qenë se për asnjë moment askush ska reaguar dhe as nuk është njoftuar policia, mirëpo unë personalisht jam paraqitur në stacion të policisë ku edhe është bërë kallzim penal për Lulzim Rifaj dhe djalin e tij Granit Rifaj asamblist në Dragash”, shtoi ajo për ‘Enigmën’.

Për këtë ngjarje ka reaguar Gent Sopa, i cili tha se shprehin indinjatën e thellë për sulmin ndaj koleges së tyre, që siç thonë ata e kanë bërë një asamblistë i Kuvendit Komunal të Dragashit bashkë me babin e tij.

“Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjatën tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asamblist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullatës në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve”, thuhet në reagim.

Njeherit, Sopa thotë se është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjës për vaksinim në atë qendër i mundësojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujtdo qoftë, pa marrë parasysh kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë. Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën përgjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme”, shkruan tutje ai. /Gazeta Enigma/

Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik…Posted by Gent Sopa on Thursday, June 24, 2021

Related Articles