Ministri Mehaj shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes se nënkolonelit Skender Hajdari

Ministri Mehaj shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes se nënkolonelit Skender Hajdari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të nënkolonel, Skender Hajdari.

Mehaj thotë se vdekja e Hajdarit tronditi të gjithë, dhe se ai ishte personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, intelektual apo ushtarak i TMK-së, e FSK-së.

”E dashura familje Hajdari,

Të nderuar, bashkëveprimtarë, bashkëvendës, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të nënkolonel Hajdarit,

Dje na tronditi të gjithëve lajmi i hidhur për ndarjes tragjike nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit.

Në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe si bashkëpunëtor i tij, shprehë dhembjen e thellë për humbjen e madhe jo vetëm për familjen por edhe për institucionet shtetërore dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Nënkolonel Hajdari si personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit në përgjithësi.

Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.

Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e nënkolonel Skender Hajdari”.

Related Articles