Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.
“Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it”.- Advertisement –
“Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit”.