Ministri Murati me vendim të ri për pensionistët

Ministri Murati me vendim të ri për pensionistët

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se secili pensionistë i Kosovës duhet të lajmërohet në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se ata janë gjallë.

Ai ka thënë se për të evidentuar tollovitë, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit.

Njoftimi i plotë:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.
Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.
Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

Related Articles