Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik.
Ai ka publikuar një grafikon duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndro më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik.
“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në Facebook. /Gazeta Enigma/