Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, i është përgjigur pyetjet se nuk është përfshirë Projektligji për Automjete, në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025, me të cilin parashihet heqja e homologimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Mospërfshirjen e këtij projektligji në plan, Murati e ka arsyetuar duke thënë se është nismë ligjore e Kuvendit dhe se tashmë është në proces. Këtë sqarim ai e bëri përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”.
“Eshte nisme ligjore e Kuvendit, tashme ne process”, ka sqaruar Murati.
Ndryshe, çështja për ndryshimin e Ligjit për Automjete u iniciua nga një peticion, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime.