Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ministri Sveçla ka thënë se puna për dy projektligjet e administratës publike po hyn në një fazë të re.
“Puna për dy ligjet jetike të administratës publike po hyn në një fazë të re. Procesi i konsultimit publik për këto dy ligje duhet të jetë kuptimplotë. Per herë të pare kemi një Projektligj që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik. Qeveria dhe MPB së bashku me institucionet relevante janë angazhuar në procedimin e këtyre Projektligjeve. Ne jemi duke ndërtuar një administratë publike profesionale. Sistemi i bazuar në vlera është ajo që po angazhohemi cdo dite. Askush nuk mund të pretendojë të bëjë pasuri në administratën publike. Janë zhvilluar dhjetra takime nga unë dhe grupet punuese. Ne si Ministri dhe grupe punuese mirpresim të gjitha palët e interesit” , tha Sveçla në konferencë për media.