Ministri turk paralajmëron: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk paralajmëron: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Güler, ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm të sulmit nga Izraeli ndaj Turqisë.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, Güler theksoi se Turqia duhet të jetë e gatshme për çdo skenar, duke sugjeruar se mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore në çdo moment, shkruan Gazeta Enigma.

“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte ai shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli? Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ai.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm.

Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme./GazetaEnigma/

Related Articles