Ministri Vitia del “pak” në terren: Kemi rritur buxhetin për barna

Ministri Vitia del “pak” në terren: Kemi rritur buxhetin për barna

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.



Gjatë takimit, Vitia theksoi se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro, andaj përditësimii Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese është me shumë rëndësi”, theksoi i pari i MSh-së.

LEXO EDHE: Sfida e dyfishtë e pacientëve me kancer, detyrohen të blejnë vet barnat

“Ministri Vitia përgëzoi Komitetin Kyç dhe nënkomitetet për punën e bërë bashkë me grupin e ekspertëve, ku si risi në përditësimin e LEB është marrë parasysh edhe aspekti farmako-ekonomik”, thuhet në njoftimi ne Ministrisë së Shëndetësisë.

Related Articles