Kajtazi me kritika për Kurtin: Kujtoi të akuzuarin për krime kundër shqiptarëve, harroi pjesëtarin e UÇK-së

Kajtazi me kritika për Kurtin: Kujtoi të akuzuarin për krime kundër shqiptarëve, harroi pjesëtarin e UÇK-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka hedhur kritika dhe akuza ndaj krerëve të shtetit, të cilët nuk gjetën kohë të shkruajnë as edhe një fjalë për profesorin nga Rahoveci, Sabahajdin Cena, i cili vdiq para tre ditësh.



I ndjeri ishte shtylla e mobilizimit për luftën mbrojtëse të popullit tonë. Ishte zë i fuqishëm dhe aktivist në luftën për çlirimin e Kosovës.

E për këtë, Kajtazi u shpreh se kryeministri Kurti nuk dërgoi asnjë telegram ngushëllimi për familjen Cena.

Madje, Kajtazi theksoi se Kurti u përkujdes që ta përkujtojë Oliver Ivanoviqin, politikanin serb që u vra pesë vjet më parë, por jo edhe pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, qenka kujtu qe me nje video ta kujtoje, Oliver Ivanoviqin, nje te akuzuar per masakra te tmerrshme kunder shqiptareve, gjate dhe pas lufte”, shkroi Kajtazi në Twitter.

Ai deklaroi se Ivanoviq është vrare nga serbët, si i dyshuar për krime lufte kundër shqiptarëve.

Shtoi se Kurti po harron personat që organizuan dhe luftuan kundër ‘kriminelëve si Ivanoviqi’.

“Serbet po akuzohen per te. Pra, serbet kane vrare nje serb te dyshuar per krime lufte kunder shqiptareve. Pikerisht per kete po kujtohet Kurti, derisa harron ata qe organizuan dhe luftuan kunder krimineleve si Ivanoviqi”, vijoi Kajtazi.

“Ivanoviqi, meritonte gjykim te drejte dhe denim, kurrsesi vrasje sic i ndodhi. Ama, ta kujtosh ate e ta harrosh Cenen, me shume se turp eshte harrese”, përfundoi Kajtazi.

Related Articles