Ministri Vitia: Së shpejti raporti i ri mbi gjendjen në Deçan

Ministri Vitia: Së shpejti raporti i ri mbi gjendjen në Deçan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se sot (e mërkurë) do të vij raporti i ri për situatën në komunën e Deçanit, ku u helmuan mijëra qytetarë, raporton Gazeta “Enigma”.



“Do të ndalën në disa zhvillime të fundit në Komunën e Deçanit ku nga dje deri më sot në ora 11 gjithsej kanë kërkuar ndihmë 1056 qytetarë nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë mirë dhe ata që kanë simptoma ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt”.

“IKSHKP-ja vazhdon hulumtimin në terren dhe raporton dy e tre herë në ditë dhe besoj që para orës 18 do të vij edhe raporti i ri  nga Deçani për të cilin do të njoftoheni me kohë”.

“Gjatë vizitës në Deçan janë diskutuar nevojat emergjente që kanë për tejkalimin e situatës dhe janë bërë listat e nevojshme për të cilat MSh-ja ka siguruar një sasi të konsiderueshme të barnave për t’u dhënë ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

“Një numër i analizave më specifike janë dërguar jashtë vendit dhe për rezultatet do të ju njoftojmë në kohë reale”.

I pyetur për detajet e analizave, ministri Vitia ka thënë se janë marrë mostrat dhe do të dërgohen gjatë kësaj jave me gjasë në vendet e rajonit.

Po ashtu, i pyetur për rrezikun e rritjes së rasteve me Covid-19, Vitia ka thënë se janë marr të gjitha masat që edhe në kohën kur bashkatdhetarët të vijnë të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës në spitale dhe sigurimin e barnave të mjaftueshme në rast të paraqitjes së një vale të re.

Dhe për rastet me variantin “Delta” ai ka thënë se ai po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore.

“Me paraqitjen e dy rasteve të reja ne e kemi frikën se do të përhapet edhe tek ne”.

Ministri i Shëndetësisë edhe njëherë ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe të ruhet në këtë formë shëndeti publik.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se në mbledhjen e Qeverisë vëmendje më të madhe pati gjendja në Deçan.

“U morën një numër i madh vendimesh rreth 30 sosh. Në këtë mbledhje u miratuan 4 projektligje. U miratuan dy Borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike. Gjatë mbledhjes vëmendje të veçantë pati gjendje emergjente e Deçanit për çka Qeveria do të marr vendime të tejkalimit të situatës”.

Related Articles