Ministria e Financave ka njoftuar se Komuna e Vitisë, nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe pagat do të ekzekutohen vetëm për një pjesë të komunës, shkruan Enigma.
Kjo komunë udhëhiqet nga kryetari, Sokol Haliti nga radhët e LDK-së.
Dhe është komuna e vetme qe sipas ministrisë, që ka mungesë buxheti në kategorinë e pagave.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin e nevojshëm, pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.
Përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani.
Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës.