Ministria e Financave ka bërë të ditur se falja e 100 eurove të tatimit në pronë vlen edhe për ata që e kanë bërë pagesën.
Nga ky dikaster, përmes një komunikate konfirmuan se ligji nuk ka kaluar në të dy leximet.
“Ne si Qeveri veç se e kemi dërguar në Kuvend Projektligjin e ri për Tatimin në Pronë, i cili përmes një dispozite kalimtare mundëson faljen e deri në 100 euro të faturave për vitin 2023, mirëpo Projektligji ende nuk ka kaluar të dyja leximet në Kuvend”.
Tutje, përmes të njëjtit njoftim është mësuar se afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli.
“Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator”.