Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të para të borës që kanë mbuluar mbrëmë vendin,u vërejtën kolona të gjata e bllokim të rrugëve.

Por, pavarësisht këtyre reshjeve, të gjitha rrugët janë të kalueshme, kanë bërë të ditur për Gazetën “Enigma” nga Ministria e Infrastrukturës.

“Ju informojmë se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të qarkullueshme pa veshtirësi edhe pse pati reshje bore gjatë natës së kaluar”, thuhet në përgjigjen e MI-së.

Në media të marten është raportuar se reshjet e borës kanë shkaktuar kolona të gjatë në disa magjistrale, por nga kjo ministri u mohua një gjë e tillë.

Ata thonë se ekipet e mirëmbajtjes janë të përgatitura edhe për reshjet më të mëdha të borës.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dimërore janë te përgatitura edhe për situata kur mund të ketë reshje më të mëdha të borës”, thonë nga MI-ja.

Nga ministria thonë se në viset malore, mund të ketë vështiri në qarkullim, nëse reshjet e borës janë të vazhdueshme.

“Në viset malore, nëse të reshurat janë të vazhdueshme, mund të ketë vështirësi”.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon tek të gjithë ngasësit e makinave që të kenë kujdes më të shtuar gjatë vozitjes./Gazeta “Enigma”/

Related Articles