Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim pas vërshimeve nga reshjet e shumta të shiut që kapluan vendin.
Përmes një njoftimi, thuhet se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrēmshme, në disa rrugē të vendit tonë ka pasë rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj ka rritje të rrezikut në trafik.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla”.
Tutje u bë e ditur se në rrugēn Pejē -Rugovë, në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar.
Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”.