Ministria e Jashtme e Kosovës i ka dërguar vërejtje me shkrim Sekretarit të Zyrës së Kosovës për Serbi, Fatmir Haxhollit, pas kritikave të tij të mbrëmshme drejtuar autoriteteve në Serbi, shkak i arrestimit të një personi të dyshuar për “krime lufte” në Koshare, në maj të vitit 1999, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur vetë Haxholli përmes një njoftimi në Facebook, i cili tha se vërejtja erdhi për “reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror”.
“Njëherësh për dallim prej pafund rekomadimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojen time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit”, shkroi Haxholli.
“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri”, u shpreh Haxholli.
“Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush pronocohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së”, deklaroi tutje ai.
“Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht.
“Ju falenderoj që së paku përmes Vërejtjes njohët punën time, sepse në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, do të befasohesha vetëm nga një mirënjohje a vlerësim!”.
“Për vërejtjen si infornatë zyrtare që nuk prek dimensionin e poliikës së jashtme, por vetëm personin tim, besoj që ja vlen që dikush t’i gëzohet idesë, që heshtja në diplomaci ka ndonjë vlerë!”, shkroi në fund Haxholli. /Gazeta Enigma