Ministria e Kulturës ka hapur një tender të emertuar “Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova-Prishinë”.
Vlera e këtij tenderi kap vlerën e 99 mijë e 976 euro.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje në këtë tender është 3 shkurti i këtij viti, ora 14:30.
Kjo shpallje në fakt është ritenderim, pasiqë u ndryshua data e kërkesave, nga 20 janari në 3 shkurt të këtij viti.
Edhe më herët është diskutuar për nevojën e një restaurimi të rezidencës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ministri Çeku siç duket ka ndërrmarrur hapa konkret në lidhje me këtë çështje