Ministria e Mbrojtjes me njoftim të rëndësishëm për kandidatët për kadetë

Ministria e Mbrojtjes me njoftim të rëndësishëm për kandidatët për kadetë

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët për kadet të FSK se Intervistat për kadet do të mbahen nga data 09.08.2021 deri me 13.08.2021, intervistat mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kandidatët duhet të paraqiten te hyrja Nr.2 magjistralja Mitrovicë-Prishtinë, më poshtë gjeni listen dhe orarin e intervistave përkandidatët.

Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete :

Screenshot të aplikimit (numri unifikues personal);
Leterjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi,
Kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar;
Kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19;
Kandidatëve gjatë testimit NUK ju lejohen telefonat, orët e mençura,
kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

UDHËZIM: Njoftojmë të gjithë kandiatët e ftuar se intervista do të jetë një bashkëbisedim që to tju mundësoj kandidatëve ta prezentojnë veten e tyre dhe ta bindin bordin përzgjedhes se janë kandidatët më të mirë, më të përkushtuar dhe më të përgatitur për të qenë kadet i FSK-së.

Shënim 1: Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e ndryshimit/përditësimit të listës.

Shënim 2:, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e ndryshimit të orarit të intervistimit deri në 24 orë para intervistës.

LINK: https://drive.google.com/file/d/1_k_emDZXo-PCdGsibo4wEVmZXa2A8oms/view?usp=sharing

Related Articles