Ministria e Shëndetësisë pranon donacion prej 90 pajisje dixhitale nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion prej 90 pajisje dixhitale nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion prej 90 pajisje dixhitale nga Shoqata e Bankave të Kosovës për nënshkrim elektronik për qendrat e vaksinimit për të gjitha komunat e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Kjo për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për të rritur sigurinë e të dhënave të qytetarëve.

“Këto pajisje digjitale për nënshkrim do të vihen në dispozicion të personelit shëndetësor menjëherë, për të lehtësuar procesin e vaksinimit i cili tashmë veçse ka filluar. Pajisjet digjitale të nënshkrimeve janë pajisje të cilat përdoren për të marrë një nënshkrim elektronik ose digjital i cili lehtëson dhe bën më të shpejtë procesin e regjistrimit të qytetarëve të vaksinuar”, thuhet nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në emër të Shoqatës donacioni është dorëzuar nga Petrit Balija, kryeshef ekzekutiv, dhe është pranuar nga Faik Hoti, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Balija falënderoi personelin shëndetësor për punën e palodhshme që ka bërë gjatë pandemisë dhe u shpreh se sektori bankar do vazhdojë të ofrojë mbështetje edhe me donacione të tjera deri në tejkalimin e plotë të pandemisë.

Shoqata e Bankave të Kosovës dhuron 90 pajisje dixhitale për nënshkrim elektronik për qendrat e vaksinimit për të gjitha…Posted by Shoqata e Bankave të Kosovës – Faqja zyrtare on Monday, June 28, 2021

Posted by Faik Hoti on Monday, June 28, 2021

Related Articles