Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të vaksinimit për qytetarë, ku për tri ditë do të vaksinohen grup-mosha mbi 65 vjeç.
Siç njofton MSH, vaksinimi do të bëhet më datën 12 maj, 14 maj, 15 maj, duke filluar nga ora 08:00.
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)
·Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar ne e-kosova)
Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani
(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)
·Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar ne e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj: (08:00-19:30)
·Personat e moshës mbi 65 vjeç, me prioritet personat e regjistruar ne e-kosova
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF