Ministria e Tregtisë vendos që edhe sot çmimi tavan i naftës të jetë 1.86 euro

Ministria e Tregtisë vendos që edhe sot çmimi tavan i naftës të jetë 1.86 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimin maksimal për naftën dhe karburantet e ripërtërishme, ku bëhet e ditur se çmimi maksimal i lejuar për Dizel është 1.86 euro.

Sipas kësaj ministrie, çmimi tavan është vendosur nga Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës dhe do të vlejë deri nesër në ora 10:00.

“Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 €  për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 € për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 €  për litër”.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 29/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se çmimi tavan për produktet e naftës qe i njëjtë edhe dje.

Related Articles