Ministrja Gërvalla: Në vitin 2030 Kosovën e shoh pjesë të NATO-s dhe BE-së

Ministrja Gërvalla: Në vitin 2030 Kosovën e shoh pjesë të NATO-s dhe BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, ka marr pjesë në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë dhe Integrimin Euro-Atlantik”, raporton Gazeta “Enigma”.



Në fjalën e saj të rastit ajo tha se besoj që vendi im në vitin 2030-të do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Nuk varet vetëm nga Kosova se ku do të gjendemi. Deri në vitin 2030 shumë gjëra do të ndryshojnë dhe projektimet tona më të mira mund të ndodhin deri atëherë. P.sh duhet të kemi një gjuhë të qartë, për pengesat që po e pengojnë rajonin tonë. Pra, të gjithë miqtë, aleatët, partnerët tanë, si do të jenë të pranishëm duke dhënë sinjalet e duhura se luftërat në të ardhmen nuk do të tolerohen”, tha Gërvalla.

Ministrja e Punë të Jashtme tutje u shpreh se nëse këto nuk parandalohen atëherë rajoni do të jetë në një pozicion sikur në vitet e 90-ta.

“Do të jemi tepër të zënë për të gjetur strategjitë e duhura për të përfunduar diçka që do të mund ta kishim parandaluar lehtë, po të kishte vullnet, analizë dhe persona të duhur”, tha krye-diplomatja kosovare gjatë kësaj konference.

Related Articles