Pas presionit me të cilin është përballur së fundmi, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, i ka kërkuar kancelarit Olaf Scholz lirimin nga detyra, transmeton Gazeta “Enigma”.
Njoftimin për këtë vendim e dha vet ajo.
“Sot i kërkova kancelarit që të më lirojë nga detyra e ministres Federale e Mbrojtjes”, tha në deklaratë Lambrecht, anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD) të Scholzit, raporton Reuters.
Vendimi i saj për të dhënë dorëheqje vjen pasi Gjermania është nën presion për të miratuar një rritje të mbështetjes ushtarake ndërkombëtare për Kievin dhe aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë janë vënë në pikëpyetje pasi disa tanke këmbësorie Puma u vunë jashtë shërbimit gjatë një stërvitjeje të fundit ushtarake.